Benitez largohet nga Newcastle pas dështimit për rinovimin e kontratës

Futboll

Benitez largohet nga Newcastle pas dështimit për rinovimin e kontratës

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 14:15
Rafa Benitez

Rafa Benitez dhe Newcastle United kanë dështuar të arrijnë marrëveshje për vazhdimin e kontratës.

Skuadra nga Premierliga, Newcastle, shpresonte që të arrinte marrëveshje të re me Benitez, por ai sot edhe zyrtarisht është larguar nga klubi. Këtë e ka konfirmuar edhe faqja zyrtare e Newcastle.

Spanjolli nuk do të jetë pjesë e skuadrës nga sezoni i ardhshëm, dhe për të ka ardhur interesim nga Superliga e Kinës.

Benitez udhëhoqi Newcastle drejt rikthimit në Premierligë dhe arriti ta konsolidonte skuadrën në mesin e tabelës.

Mbetet të shihet se cila do të jetë skuadra e ardhshme që do të drejtohet nga Rafa Benitez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat