Van Gaal: Messi është fajtori për dështimin e Barcelonës në Ligën e Kampionëve - Bota Sot
Van Gaal: Messi është fajtori për dështimin e Barcelonës në Ligën e Kampionëve

Futboll

Van Gaal: Messi është fajtori për dështimin e Barcelonës në Ligën e Kampionëve

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 14:17
Lionel Messi

Ish trajneri i Barcelonës, Louis Van Gaal, beson se Lionel Messi është fajtori për dështimin e Barcelonës në Ligën e Kampionëve.   

Trajneri holandez beson se pasuesit e tij i kanë dhënë më shumë liri sesa duhet yllit argjentinas, duke insistuar se është Messi ai që duhet të adaptohet në skuadër.

Kësisoj, Messi mbeti në kuotën e katër trofeve evropian, duke mos arritur finalen e Ligës së Kampionëve që nga viti 2015, kur edhe fituan për herë të fundit.

“Mendoj se Messi duhet ta pyes vetën se si është e mundur që ai ka shkuar kaq gjatë pa fituar Ligën e Kampionëve” ka thënë Van Gaal.

“Shikoni Barcelonën. Sa Liga të Kampionëve kanë fituar ata me njeriun që të gjithë thonë se është lojtari më i mirë në botë? Shikoni Neymar tek PSG. Sa Liga të Kampionëve ka fituar ai?”

“Ata kanë një skuadër prej 30 lojtarëve dhe besoj se Messi është ai që duhet të adaptohet, jo e kundërta” ka thënë ndër të tjerash Van Gaal.

Van Gaal kishte fituar dy La Liga radhazi kur ishte emëruar trajner i Barcelonës për herën e parë në vitin 1997.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...