Klubi francez, AS Monaco është gati për ta shitur mesfushorin e tyre, Cesc Fabregas.
Spanjolli e la Chelsean për Monacon në Janar, por mediet franceze thonë se ata po dëshirojnë tash ta shesin lojtarin.
Fabregasi fiton 125 mijë euro në javë, transmeton KosovaPress.
Ish-kapiteni i Arsenalit i cili ka luajtur për shumë ekipe si Barcelona e Chelsea ka kontratë me Monacon deri në vitin 2022, mirëpo nëse ka ndonjë blerës ekipi nuk do të hezitoj dhe do ta shesë lojtarin.