Maradona i zhgënjyer që Sarri shkoi te Juventusi! - Bota Sot
Maradona i zhgënjyer që Sarri shkoi te Juventusi!

Futboll

Maradona i zhgënjyer që Sarri shkoi te Juventusi!

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 19:50
Maradona dhe Sarri

“Im atë është tërbuar që Sarri shkoi te Juventusi, edhe pse nuk e thotë hapur! Kam biseduar me të”.

Ai që flet është Diego Armando Maradona Jr, djali i ish-numrit “10” të Napolit, që ka folur për TMW Radio gjatë emisionit “Maracana”.

“Zgjedhjet e profesionit respektohen por atë fanellë nuk do ta vishja as edhe për të luajtur me shokët… (referuar fanellës së Juventusit).

Nuk më pëlqyen deklaratat e Sarrit në konferencë, edhe pse i jam mirënjohës atij. I uroj të fitojë gjithçka pas dy apo tre vitesh, kur të heqë ato rroba që ka veshur”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...