Arbnor Morina: Ndikimi i ‘Botës sot’ në sport ka qenë shumë i madh

Futboll

Arbnor Morina: Ndikimi i ‘Botës sot’ në sport ka qenë shumë i madh

Nga: Kemajl Goca Më: 26 qershor 2019 Në ora: 11:58
Arbnor Morina: Ndikimi i ‘Botës sot’ në sport ka qenë shumë i madh

Ish futbollisti i mirënjohur Arbnor Morina, kapiteni i fundit i KF Prishtinës në ish Jugosllavi dhe i pari në pavarësimin e futbollit tonë, ka fjalë të fuqishme për “Botën sot”.

“Ashtu siç e ka pasur rolin tërë jetën shoqërore e politike gjatë dy dekadave, edhe ndikimi i ‘Botës sot’ në sport ka qenë shumë i madh, për arsye se në ditët më të vështira e ka informuar mbarë opinionin shqiptar për rrjedhat sportive dhe me të gjitha reprezaljet që i u kanë bërë sportistëve pas pavarësimit të sportit, ka vazhduar me avancimin dhe raportimin profesional nga ngjarjet sportive në Republikën e Kosovës dhe me ngjarje sportive në trevat tjera shqiptare.

Për krejt këtë punë unë kisha dëshira me iu thënë: Një e lumtë e madhe, keni qëndruar dhe jeni afër sportistëve, duke shtjelluar problematikën e sportit në përgjithësi, duke na dhënë lajme për aktivitete sportive ku nuk kemi ishim prezent”, tha Morina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat