Guardiola: Neymari i jashtëzakonshëm, ama s’e di nëse do të ishte i njëjti në Barçë

Futboll

Guardiola: Neymari i jashtëzakonshëm, ama s’e di nëse do të ishte i njëjti në Barçë

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 15:56
Neymar

Pep Guardiola nuk është i bindur se kthimi i Neymarit në Barcelonë do të ishte vendim i mirë, edhe pse s’i vë aspak në dyshim aftësitë e brazilianit.

Dy vjet pasi u largua nga Camp Nou në drejtim të Paris Saint-Germainit, braziliani dëshiron të kthehet në Barçë këtë verë, por Guardiola nuk është i sigurt nëse gjërat do të ishin si më parë.

“Neymar është lojtar i jashtëzakonshëm. Ama nuk e di për kthimin e tij. A do të ishte i njëjti nëse kthehet?”, tha Guardiola.

“Nuk e di nëse do të ishte po i njëjti lojtar, ama nuk mund ta veshë në dyshim sesa i mirë është ai”, shtoi trajneri katalonas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat