Skuadra e ligës së tretë befason tifozët, prezanton Ronaldon

Futboll

Skuadra e ligës së tretë befason tifozët, prezanton Ronaldon

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 14:05
Skuadra e ligës së tretë befason tifozët, prezanton Ronaldon

Skuadra e ligës së tretë (Serie C në Itali) befason tifozët, prezanton Ronaldon.  Skuadra e Padovas, e cila sezonin që lamë pas nuk arriti dot të qëndrojë në Serie B, ka befasuar me blerjen e re që ka zyrtarizuar.

Skuadra italiane përmes një postimi në “Instagram” ka prezantuar Ronaldon, por jo atë të Juventusit, por Ronaldo Pompeun, nga Brazili i cili la Novarën dhe iu bashkua Padovës.

Fillimi i videos ka ngjasuar me prezantimin që Juventusi i ka bërë Kristiano Ronaldos, por Padova duket se ka dashur “të luajë” disi me ndjenjat e tifozëve duke bërë pak humor. Komentet kanë qenë të shumta nga tifozët, të cilët e kanë marrë me të qeshur këtë prezantim.

Ronaldo Pompeu është 29-vjeç nga Brazili dhe luan si mesfushor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat