Fisnik Sejdiu ka postuar një foto dhe ka shkruar dy fjalë për gjyqtarin e futbollit, Ismet Sejdiu, që u vra nga forca paramilitare serbe me 14 prill të vitit 1999.
Ismeti, gjyqtar që kontribuoi shumë në pavarësimin e futbollit të Kosovës nga ai serbosllav (në vitet e 90-ta).
Mitrovicasit kishte qenë halë në sy nga regjimi kriminal serb, sepse i pengonin aktivitetet e tija kombëtare.
Përkundër kërcënimeve të pushtuesit serb, Ismeti me shumë shokë kurrë nuk u ndalën në veprimtarin e tyre, në ndarjen e drejtësisë në futboll në Kampionatin e Republikës së Kosovës.
“Na dim, duam dhe ja dalim”, shkruan Fisniku.