Elseid Hysaj pranë kalimit tek Atletico Madrid

Futboll

Elseid Hysaj pranë kalimit tek Atletico Madrid

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 00:11
Elseid Hysaj

Mbrojtësi i Kombëtarës së Shqipërisë, Elseid Hysaj, është pranë transferimit tek Atletico Madrid.

Ky lajm u bë i ditur nga gazeta italiane La Repubblica.

Sipas kësaj është arritur marrëveshja mes Napolit dhe klubit nga kryeqyteti spanjoll.

Nuk jepen detaje të marrëveshjes mes mbrojtësit shqiptar dhe Los Colchoneros, shkruan Supersport.al.

Zyrtarizimi i Hysajt tek Atletico pritët të bëhet në ditët në vazhdim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat