Rexhepi: Ishte një eksperiencë e mirë në Partizan  

Futboll

Rexhepi: Ishte një eksperiencë e mirë në Partizan  

Nga: Kemajl Goca Më: 11 korrik 2019 Në ora: 14:20
Rexhepi: Ishte një eksperiencë e mirë në Partizan  

Qendërmbrojtësi nga Kosova, Lum Rexhepi, ende nuk është përcaktuar se ku do ta vazhdojë karrierën si futbollist pas largimit nga skuadra me traditë Partizani i Tiranës. Në adresë të futbollistit ferizajas ka disa oferta, por ky ende është duke menduar dhe analizuar secilën prej tyre. Megjithatë, është i kënaqur për përvojën që ka pasur në Kampionatin Shqiptar dhe që e shijoi edhe titullin e kampionit në fanellën e të ‘Kuqve’.  

Pretendimet e Rexhepit janë që të përgatitet sa më mirë për edicionin e ri dhe aty ku do të luajë edhe të jap maksimumin në repartin e mbrojtjes.

Ai ka folur për aventurën gjashtëmujore që kaloi në klubin e madh shqiptar dhe se si u ndje gjatë kësaj kohe! Po ashtu ka treguar se çfarë i ka lënë më shumë përshtypje dhe çfarë duhet të bëjnë më tepër në Kampionatin Shqiptar.

Sepse për Rexhepin ka qenë një përvojë e re në Kampionatin Shqiptar, kur dihet se periudhën më të mirë deri me tash si futbollist e ka kaluar në Finlandë, pa e harruar edhe një periudhë të shkurtër në Norvegji dhe në Holandë.

“Bota sot”: Pas një kohe të shkurtër largoheni nga Partizani i Tiranës, a dolët të zhgënjyer?
Lum Rexhepi:
Jo, plani im prej fillimit nuk ka qenë me qëndruar në Partizan me vite,  për atë kemi nënshkruar kontratë vetëm 6 mujore. Prandaj, jam largu nga Partizani më të mira. Shpresoj të kenë suksese të reja edhe për kampionatin 2019-2020 po ashtu edhe në garat evropiane.

“Bota sot”: A mendoni se keni kaluar një periudhë të mirë, një përvojë e mirë?
Lum Rexhepi:
E vlerësoj titullin e kampionit, që e fituam dhe e ngritëm shumë lartë. Për mua ka qenë kampionati i parë që e fitoj. Në përgjithësi ka qenë eksperiencë e mirë dhe dua të falënderoj gjithë lojtarët dhe stafin për atë, po ashtu edhe tifozët.

“Bota sot”: Me Partizanin e Tiranës dolët kampion, një ndjenjë e mirë?
Lum Rexhepi:
Një ndjenjë shumë e bukur që nuk e harroj. E vlerësoj pafund medaljen e arit. Diçka e bukur dhe që do të me fle gjithmonë në zemër. 

“Bota sot”: A keni oferta, ku pritet ta vazhdoni karrierën?
Lum Rexhepi:
Kam oferta edhe në Evropë. Por, do të mendoj dhe pastaj do të vendosi pas një kohe të shkurtër se ku do ta vazhdojë karrierën.
“Bota sot”: Një kohë keni luajtur në kampionatin finlandez, a dallon shumë me cilësi me Kampionatin Shqiptar?
Lum Rexhepi:
Individualisht shqiptarët kanë më shumë cilësi, ndërsa si kolektiv ekipet në Finlandë janë më përpara dhe e luajnë futbollin më të disiplinuar.
“Bota sot”: Çfarë iu ka lënë përshtypje në përgjithësi në Kampionatin Shqiptar?
Lum Rexhepi:
Ka shumë talente dhe potencial të pafund. Me investime të vogla, për shembull te kushtet, mund të arrijnë shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat