Lojtari i Tiranës ngec në Afrikë - Bota Sot
Lojtari i Tiranës ngec në Afrikë

Futboll

Lojtari i Tiranës ngec në Afrikë

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 14:33
Lojtari i Tiranës ngec në Afrikë

Afrikanët këtë sezon janë pakësuar te Tirana. Nga kolonia e sezonit të shkuar ka mbetur vetëm Uinful Kobina. Gjithsesi, lojtari ganez akoma nuk është paraqitur në stërvitje.

Klubi nuk ka dhënë një argument për mungesën, por dihet që afrikanët kanë problemet e zakonshme me vizat. Edhe në këtë rast Kobina ka pasur probleme dhe bardheblutë kanë hequr jo pak për të mbyllur dokumentet me mesfushorin, i cili duhet të jetë në ekip para nisjes së fazës përgatitore. Kujtojmë që Tirana sezonin e shkuar kishte pesë afrikanë, pa llogaritur Majkëll Ngonë, ama vetëm Kobina qëndroi në ekip.

Junus Sentamusë, Toni Mavejes dhe Namdi Oduamadit nuk iu rinovua kontrata. U largua edhe Vinsent Atinga, i cili kishte një kontratë trevjeçare. Klubi edhe sezonin e shkuar dështoi me të huajt, si afrikanë edhe ata nga Maqedonia, dhe këtë vit mendoi që merkaton ta zhvillonte në Shqipëri. Vetëm Kariqi ka ardhur nga kampionati grek, ndërsa pjesa tjetër e lojtarëve ka luajtur këtë sezon në Kategorinë Superiore.

Tirana shpreson që filozofia e këtij sezoni të jetë e ndryshme nga ajo e sezonit të shkuar. Bardheblutë duan të fitojnë titullin kampion dhe të jenë në finalen e Kupës së Shqipërisë ose, më saktë, për të qenë mes katër ekipeve që shkojnë në Europë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...