Griezmann për shifra rekorde në Barcelona

Futboll

Griezmann për shifra rekorde në Barcelona

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 15:46
Griezmann për shifra rekorde në Barcelona

Antoine Griezmann është zyrtarisht lojtari më i ri i  Barcelonës. Ka qenë vet klubi katalanas, i cili me anë të një postimi në “Twitter”, e ka vulosur këtë transferim të francezit.

Barcelona ka paguar klauzolën e ish-lojtarit të Atletikos që tashmë ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare me klubin e ri.

Katalanasit e kanë arritur qëllimin e tyre, për të formuar një treshe të frikshme në sulm me Messin-Griezmann dhe Suarez.

Nga ana tjetër francezi pati jo pak probleme me Atletikon, e cila e gjobiti për mos pjesëmarrje në stërvitje. Barcelona është dashur të paguan 120 milionë euro për klauzolën e futbollistit francez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat