Sinisha Mihajlloviq diagnostikohet me kancer

Futboll

Sinisha Mihajlloviq diagnostikohet me kancer

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 16:51
Sinisa Mihajlovic

Një lajm aspak i mirë ka ardhur nga futbolli italian, lidhur me trajnerin serb, Sinisha Mihajlloviq.

Mihajlovic, i cili dikur mbronte ngjyrat e Inter si lojtar, njihet si specialist i gjuajtjeve të lira.

50 vjeçari ka marrë drejtimin e Bolognas duke pasuar Pippo Inzaghi gjatë muajit janar, duke shpëtuar skuadrën nga zona e rrezikshme.

Ai nënshkroi një kontratë afatgjate me skuadrën italiane pak javë më parë, por nuk është paraqitur fare në fazën përgatitore parasezonale.

Sipas testeve të kryera, trajneri është diagnostikuar me kancer.

Ai sot ka mbajtur edhe një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp ku ka njoftuar për ngjarjet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat