S’ka Juventus në FIFA 20

Futboll

S’ka Juventus në FIFA 20

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 13:11
Juventus

Tifozët e Juventusit do të zhgënjehen kur në përdorim të dalë FIFA 20 pasi do mësojnë se gjigandët e Serie A nuk do të shfaqen në versionin më të fundit të lojës shumë milionëshe.

‘Bardhezinjët’ do të riemërohen me emrin “Piemonte Calcio” në FIFA 20 por do të shfaqë lojtarët si Cristiano Ronaldo, Paulo Dybala dhe Alex Sandro në mënyrë imagjinare.

Emblema e klubit, stadiumi dhe fanellat do të dizajnohen nga departamenti kreativ i EA Sports.

Juventusi konfirmoi marrëveshjen e tyre të partneritetit me Konaminë (krijuesit e lojës Pro Evolution Soccer) dhe kjo e sheh PES-in të ketë përdorimin ekskluziv së klubit italian: emri i ekipit,  stadiumi dhe fanellat.

Ekipi i zhvillimit të Konamit gjithashtu do t’u jep qasje në thellësi vetë lojtarëve, nëpërmjet skanimit të plotë të trupit 3D.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat