Vetëm një trajner i Superligës në top 1000 më të mirë të botës

Futboll

Vetëm një trajner i Superligës në top 1000 më të mirë të botës

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 22:04
Zekirija Ramadani

Zekirija Ramadani është trajneri i vetëm nga Superliga e Kosovës në listën prej top 1000 trajnerëve më të mirë në botë.

Në sistemin automatik të renditjes së trajnerëve, që llogaritet nga Coaches Ranking dhe Football Rankings, ka vend vetëm për një trajner të Superligës së Kosovës, në 1000-shen më të mirë të trajnerëve në botë.

Është trajneri i Feronikelit, Zekirija Ramadani, që është renditur në këtë listë, duke e zënë vendin e 930-të.

Trajneri i vetëm nga Kosova që zënë vend në këtë listë, është Besnik Hasi.

Besnik Hasi që në të kaluarën ka drejtuar Anderlechtin, zë vendin e 182 në këtë listë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat