Super klubi evropian kërkon transferimin e Lirim Kastratit

Futboll

Super klubi evropian kërkon transferimin e Lirim Kastratit

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 22:21
Lirim Kastrati

Vera duket të jetë me bereqet për futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës, teksa vijnë sinjalet e para për të ndërruar mjedis edhe për sulmuesin Lirim Kastrati.

Shumë klube janë interesuar këtë afat kalimtar për ti fituar shërbimet e 20 vjeçarit nga Hogoshti, i cili mbetet njëri ndër lojtarët më të kërkuar të verës.

Besiktas dhe Reims i Arbër Zenelit kanë dërguar oferta zyrtare në klubin e Lokomotivës nga Zagrebi për Kastratin.

Gjiganti turk Besiktas ka ofruar 3 milionë euro për kartonin e tij, ndërkohë oferta e Reims ka arritur në ofertë të 1,5 milionë euro.

Duket se drejtuesit e klubit kroat nuk janë shumë të kënaqur me ofertat e marra, pasi që konsiderojnë se kartoni i Kastratit vlenë më shumë dhe do të dëgjojnë të gjitha ofertat deri në ditët e fundit të afatit kalimtar të transferimeve.

Autori i dhjetë golave dhe katër asistimeve këtë edicion është vëzhguar vazhdimisht nga klube të ndryshme evropiane.

Interesim për Kastratin kishin shprehur edhe skuadrat e njohura evropiane si Sion, Udinese, Hanover e Midtjylland, por ofertë konkrete kanë bërë vetëm Besiktas e Reims.

Mbetet për tu parë se cila do të jetë e ardhmja e yllit të ri të Kosovës, i cili gjithashtu pati paraqitje fantastike edhe me Kosovën U21.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat