Trajneri i FC Shkupit: Unë marrë përgjegjësinë për humbjen - Bota Sot
Trajneri i FC Shkupit: Unë marrë përgjegjësinë për humbjen

Futboll

Trajneri i FC Shkupit: Unë marrë përgjegjësinë për humbjen

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 11:54
Trajneri i FC Shkupit: Unë marrë përgjegjësinë për humbjen

Trajneri i FC Shkupit, Umit Karan, pas eliminimit të skuadrës së tij nga Europa League në futboll, duke mjaft i mërzitur. “I falënderoj tifozët që erdhën në numër të madh dhe të na japin përkrahje. Bënë atmosferë të mirë. Shumë herët e pranuam golin e parë.

Në pjesën e dytë treguam karakter . Deri në minutën e fundit ishim në lojë për një vend në raundin e dytë. Patëm super rast për 2-2, për fat të keq nuk ia dolëm. Nga zemra falënderoj tifozët.

Unë marrë përgjegjësinë për humbjen, lëni lojtarët të qetë. Mendoj se përcaktuese për humbjen ishte mungesa e përvojës.

Pyunik ka ekip të mirë dhe me përvojë. E dini ishim pa tre lojtarë për shkak të lëndimeve”, tha Karan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...