Bëhen “gazi i botës”

Futboll

Bëhen “gazi i botës”

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 10:48
Bëhen “gazi i botës”

Yjet e Newcastles, Jonjo Shelvey dhe Karl Darlow, janë filmuar gjatë një sherri fizik jashtë një dyqani picash, pak orë përpara nisjes në turin e Kinës.

Ngjarja ka ndodhur në orën 3 të mëngjesit të së shtunës pas daljes nga pubi.

Një dëshmitar ka treguar për “DailyMail” se mesfushori, i cili është edhe lojtari më i paguar i “qymyrxhinjve” me 75 mijë paund në javë, është fyer nga një grup tifozësh për mungesën e flokëve dhe në sherr më pas është përfshirë edhe portieri i Newcastles, i cili ka goditur njërin prej tyre.

Shtatë orë më vonë, ata fluturuan me skuadrën në Kinë. Newcastle refuzoi që të komentonte, por po e heton ngjarjen dhe lojtarëve do t’u kërkohen shpjegime pasi të kthehen nga Kina në fundjavë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat