Ky njeri joshqiptar, e ngriti gjeneratën e Fadil Vokrrit në elitën ish jugosllave!

Futboll

Ky njeri joshqiptar, e ngriti gjeneratën e Fadil Vokrrit në elitën ish jugosllave!

Nga: Kemajl Goca Më: 20 korrik 2019 Në ora: 14:27
KF Prishtina 1983-84

Hungarezi Bela Palfi njihet fortë mirë nga gjeneratat e vjetra, njihet nga trajnerët që e ngriti Prishtinën në rangun më të lartë federativ, në ish Jugosllavi! 

Image

Bela Palfi

Prishtina siguroi hyrjen në elitën e futbollit ish jugosllav në vitin 1983, kur e kishte kryetrajner Bela Palfin! 

Një Prishtinë që krijoi stabilitet nën drejtimin e Palfit, që e udhëhoqi ekipin në periudhën 1981-1983.   

“Përforcimet” e ardhura nga Serbia u ndalën dhe u krijua më në fund ekipi me përbërje shumicë shqiptare dhe me trajnerin e urtë hungarez, Bela Palfi”, kështu shkruan edhe në faqen zyrtare të FC Prishtinës.

Palfi bëri punë të madhe, e krijoi një gjeneratë të frikshme me Fadil Vokrrin (i ndjerë), Fadil Muriqin, Edmond Rugova, Agim Canën, Jusuf Tortoshin etj. 

Ky njeri u lind me 16 shkurt të vitit 1923 dhe vdiq me 9 shtator të vitit 1995, pak shumë pak përmendet. Ky njeri e ngriti Prishtinën dhe që raportohet se kishte jetuar në Zrenjanin të Vojvodinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat