Malcom largohet nga Barcelona, vazhdon në Rusi

Futboll

Malcom largohet nga Barcelona, vazhdon në Rusi

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 14:21
Malcom

Aventurës së Malcom te Barcelona pritet t’i vijë fundi shumë shpejtë.

I transferuar verën e kaluar nga Bordeaux drejt katalanasve, braziliani asnjëherë nuk arriti të ishte në lartësinë e duhur në “Camp Nou” ndaj dhe largimi i tij tashmë duket si një punë e kryer.

Malcom u cilësua verën e kaluar si një goditje e madhe e katalanasve, të cilët në finish ia “rrëmbyen” 22-vjeçarin Romës, e cila kishte akordin me klubin francez dhe vet lojtarin.

Por braziliani duket se nuk bindi asnjëherë dhe për këtë drejtuesit mendojnë ta shesin.

Skuadra e re pritet të jetë Zenit Shën Petersburg, që është takuar me agjentin e tij për të arritur një marrëveshje.

Për kartonin e lojtarit Barcelona kërkon rreth 45 milionë euro, ndërsa oferta e Zenit është ndalur në kuotën e 35 milionë eurove plus bonuset.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat