Trepça i reagon Trepçës: Historia nuk falet as nuk mund t’i merret askujt

Futboll

Trepça i reagon Trepçës: Historia nuk falet as nuk mund t’i merret askujt

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 10:41
Trepça i reagon Trepçës: Historia nuk falet as nuk mund t’i merret askujt

Dy skuadrat e mirënjohura mitrovicase, Trepça apo siç njihet ndryshe si Trepça e vjetër dhe Trepçës’89, vazhdojnë ta ndjekin rivalitet ndërmjet vete.

Edhe pse së fundmi Trepça po përballet me telashe, e kjo ka ndikuar që ajo edhe këtë vit të garojë në një kategori më poshtë, në opinion njihet për një histori të çmuar që ka në futbollin kosovar ku në taborin e saj kaluan shumë yje.

Kjo edhe ka bërë që skuadre “xehetare” t’i reagojë asaj “minatore” përmes një shkrimi në Facebook, duke e këshilluar që mos të furnizohet me historinë e Trepçës.

“Të nderuar adhurues të KF “TREPÇA” e kemi obligim të ju njoftojmë se në Facebook po qarkullojnë këto foto me llogon e KF TREPÇA 89. Në foto është loja TREPÇA – BESA e zhvilluar në vitin 2010 kur TREPÇA u shpall kampion. Dhe stadiumi ynë “ADEM JASHARI”.

Historia nuk falet as nuk mund ti merret askujt”, ka shkruar Trepça.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat