Dikur cilësohej si ”Messi i ri”, por karriera e tij përfundon në Amerikë

Futboll

Dikur cilësohej si ”Messi i ri”, por karriera e tij përfundon në Amerikë

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 23:47
Bojan Krkic

Ish mesfushori i Barcelonës, Bojan Krkic, ka nënshkruar me Montreal Impact, njoftoi klubi të mërkurën.

Spanjolli kalon në MLS pasi arriti një marrëveshje një e gjysmë-vjeçare me opsionet për të vazhduar edhe një sezon.

Bojan ka kaluar pesë sezonet e fundit me Stoke Cityn, duke shënuar 14 gola ndërsa siguroi dy asistime në 53 ndeshje të Premierligës.

Për më tepër, ai shënoi një herë në 21 ndeshje pas rënies së klubit në Championship.

“Bojan është një lojtar shumë i talentuar, i cili në moshën 28 vjeç, zgjodhi Impact për të vazhduar karrierën e tij, pasi kishte luajtur në disa nga klubet më të mëdha në botë,” tha trajneri i Montreal Impact Remi Garde.

Krkic dikur konsiderohej si një nga talentët më me prespektivë në botë, saqë krahasohej me lëvizjet që bënte Leo Messi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat