Drejtori i West Hamit me fjalë të mëdha për lojtarin nga Kosova

Futboll

Drejtori i West Hamit me fjalë të mëdha për lojtarin nga Kosova

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 11:15
Drejtori i West Hamit me fjalë të mëdha për lojtarin nga Kosova

Drejtori sportiv i West Hamit, Mario Husillos ka folur pas transferimit të sulmuesit shqiptar Albian Ajeti te skuadra londineze.

Reprezentuesi i Zvicrës i është bashkuar ‘Hammers’ në kontratë katërvjeçare, me mundësi për ta zgjatur atë edhe për dy sezone, bën të ditur Insporti.

Pas transferimit të Ajetit, drejtori sportiv i klubit me traditë, Mario Husillos, ka thënë se është i lumtur për ardhjen e Ajetit dhe mezi pret ta shohë progresin e sulmuesit me “çekanët”.“Jemi të lumtur ta mirëpresim Albianin në West Ham United.

Ai është një tjetër lojtar shumë i ri që besojmë se do të ketë të ardhme të madhe te klubi”, tha Husillos për faqen zyrtare të klubit anglez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat