E papritur: Kessie në Premierligë

Futboll

E papritur: Kessie në Premierligë

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 15:32
Kessie

Wolverhamtpon Wanderes thuhet se kanë rënë dakord me Milanin për transferimin e Franck Kessie, për 28 milionë euro.

Sipas SportItalia, ‘Ujqërit’ do të paguajnë 25 milionë euro për Kessie, dhe tre milionë euro tjera shpërblime.

Tani skuadra nga Premierliga, duhet të negociojë kushtet personale me reprezentuesin e Bregut të Fildishtë.

Milan ka paguar 24 milionë euro për Kessie, pas transferimit nga Atalanta.

Lojtari, i cili erdhi me shumë bujë në ‘San Siro’, nuk duket i përshtatshëm për skemat e Marco Giampaolo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat