Milani bëhet gati për Feronikelin

Futboll

Milani bëhet gati për Feronikelin

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 13:21
Milani bëhet gati për Feronikelin

Do të jetë historike miqësorja e sotme në “Fadil Vokrri” mes Feronikelit dhe Milanit. Përveç klubit kosovar dhe tifozëve nga Drenasi, kjo ndeshje mund të vuloset edhe në mendjet e disa lojtarëve kuqezinj. Raportimet nga mediat italiane bëjnë me dije se Marko Xhampaolo do të hedhë sot në fushë, në orën 20:45, disa nga blerjet e kësaj vere.

Rade Kruniç do të jetë risia në mesin e fushës. Boshnjaku i ardhur për 8 milionë euro nga Empoli do të marrë vendin e Fabio Borinit. Pjesa tjetër e skuadrës me shumë gjasa do të jetë ajo e daljeve të fundit, me Suson si fantazist pas dyshes së sulmit të përbërë nga Kastijeho si partner i Piontekut. Asnjë ndryshim edhe në prapavijë, ku Romanjoli dhe Muzakio do të kenë pranë Kalabrian dhe Rodrigezin.

Rafael Leao i është bashkuar dje ekipit nën urdhrat e trajnerit Xhampaolo. Portugezi i blerë nga Lila do të udhëtojë drejt Prishtinës (mund të aktivizohet disa minuta në krah të Piontek), ashtu si Paketa dhe mbase Leo Duarte. Braziliani nuk është gati të luajë, por mediat italiane flasin për një prani të tijën në Kosovë.

Mungesa të konfirmuara, madje edhe nga Milani, ato të Frenk Kesit, Ismael Benaserit dhe Pepe Reinas. Afrikani ka vetëm tri stërvitje me ekipin, teksa kampioni i Afrikës do të zbarkojë ditën e sotme në “Milanello”. Portieri spanjoll ka një dëmtim të lehtë dhe së bashku me mjekët kuqezinj është vendosur mosgrumbullimi i tij për duelin me Feronikelin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat