€172.5 mln në merkato, Inter i 4-ti në Europë për shpenzime - Bota Sot
€172.5 mln në merkato, Inter i 4-ti në Europë për shpenzime

Futboll

€172.5 mln në merkato, Inter i 4-ti në Europë për shpenzime

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 06:59
Antonio Conte

Merkato faraonike ajo e Inter-it të trajnerit Antonio Conte në këtë sezon veror.

Referuar raportimeve të “Gazzetta dello Sport”, zikaltërit në të gjithë Europën janë të katërtit për milionat e investuara, pas tre klubeve spanjolle, Real, Atletico Madrid dhe Barcellona.

Afro 200 milionë euro. Për momentin, klubi i Suning ka shpenzuar 172,5 milionë euro, ndonëse shumë prej tyre do të derdhen në llogaritë e klubeve të ndryshme në vitet e ardhshme. Gjithsesi gjërat mund të mos ndalen këtu, duke konsideruar faktin që trajneri Conte është në pritje të Dzeko për të kompletuar kontigjentin e tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...