Agim Ademi merr pjesë në Superkupën e Evropës

Futboll

Agim Ademi merr pjesë në Superkupën e Evropës

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 13:51
Agim Ademi

Superkupa e Evropës pritet të zhvillohet nesër nga ora 21:00.

E në këtë ndeshje takohen fituesi i Ligës së Kampionëve, Liverpool, dhe fituesi i Ligës së Evropës, Chelsea.

Në këtë takim në tribuna pritet të jetë edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi, njofton faqja zyrtare  e Federatës së Futbollit.

Njoftimi: Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, me ftesë të UEFA-s, ka udhëtuar sot në Stamboll, ku do të marrë pjesë në takimin e UEFA-s, si dhe do të jetë mysafir në ndeshjen e Superkupës së Evropës ndërmjet fituesit të Ligës së Kampionëve, Liverpool dhe fituesit të Europa Leagues, Chelsea.

Gjatë qëndrimit treditor në Stamboll, përveç takimit të rregullt të UEFA-s, presidenti Ademi do të zhvillojë edhe takime tjera me krerët e Federatës së Futbollit të Turqisë, si dhe me homologët e federatave tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat