Policia me deklaratë për situatën Kolasinac – Ozil - Bota Sot
Policia me deklaratë për situatën Kolasinac – Ozil

Futboll

Policia me deklaratë për situatën Kolasinac – Ozil

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 13:39
Policia me deklaratë për situatën Kolasinac – Ozil

Lojtarët e Arsenalit, Sead Kolasinac dhe Mesut Ozil janë rikthyer në stërvitje me shokët e skuadrës, por do të qëndrojnë nën mbrojtje 24 orëshe pas incidentit me bandat, që u përpoqën t’i vidhnin tre javë më parë.

Policia ka zbuluar se lojtarët e Arsenalit rastësisht janë përfshirë në një përleshje me bandat në Londër. Përmes një deklaratë, policia në Londër ka thënë se lojtarët nuk janë aspak fajtor për incidentin e ndodhur. “Kolasinac dhe Ozil nuk janë aspak fajtorë, por ata rastësisht u përfshinë në një zënkë midis bandave në Londër”.

“Ky është një shembull klasik i asaj që ka ndodhur në Angli në dhjetë vitet e fundit”, thuhet në raportin e policisë.

Kolasinac dhe Ozil kanë munguar në ndeshjen e parë që Arsenal e zhvilloi fundjavën e kaluar në udhëtim te Newcastle United.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...