Van Persie zbulon të vërtetën pas 7 vitesh, tifozët i kërkojnë falje

Futboll

Van Persie zbulon të vërtetën pas 7 vitesh, tifozët i kërkojnë falje

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 00:16
Van Persie

Robin Van Persie ka shpjeguar pse braktisi Arsenal-in për Manchester United në një intervistë të dhënë për BT Sports.  

"Nëse Arsenal-i nuk të ofron rinovimin, atëherë secili është i lirë të mendojë atë që dëshiron, por fakti është se unë nuk kam marrë asnjë ofertë për të zgjatur kontratën", ka thënë holandezi.

"Isha akoma një lojtar në formë, ndihesha mirë dhe në gjendje për të luajtur në nivele të larta dhe për të fituar kampionatin. Për këtë arsye kam pranuar me dëshirë ofertën e United. Historia jonë mund të krahasohet me një martesë. Unë dhe gruaja ime, Arsenal-i, ishim të martuar prej 8 vitesh. Më pas diçka ka ndryshuar, ajo u lodh nga u në dhe unë kam parë përreth".

Këto fjalë kanë prekur zemrat e tifozëve, të cilat u thyen pas transferimit të holandezit tek United në 2012-ën. Van Persie, në fakt, u  konsiderua "gjarpër" dhe "tradhtar" në atë kohë. Por, papritur, gjithçka ka ndryshuar, me tifozët që i kanë kërkuar falje ish-yllit të Arsenal në rrjetet sociale.

" E pabesueshme. Çfarë duhet të bënte Robin, nëse askush nuk i ka ofruar një kontratë. Besoj se Wenger duhet t'i përgjigjet disa pyetjeve tani...".

Një tjetër tifoz ka shtuar: "Dhe ka fituar kampionatin vitin pasues. Ndoshta duhej ta kishim dëgjuar...".   

Dikush tjetër ka sugjeruar që holandezi të mos konsiderohet më një tradhtar. "Atëherë, kështu paskan shkuar gjërat. Van Persie ka thënë se do të kishte qëndruar, kishte edhe disa ide për të fituar kampionatin, ndërsa ata e kanë shitur".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat