PSV Eindhoveni përforcon sulmin

Futboll

PSV Eindhoveni përforcon sulmin

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 14:53
PSV Eindhoveni përforcon sulmin

PSV Eindhoveni përforcon sulmin me Costas Mitroglou. “Bomberi” grek do të tentojë të rikthehet në formën më të mirë në kampionatin holandez pas aventurave me shumë ekipe si Fulham, Olympiacos, Benfica e Marseille.

Së fundmi 31-vjeçari luajti me Galatasaray-n, por pas 6 muajsh drejtuesit nuk ishin të kënaqur me paraqitjet e tij, ndaj vendosën ta huazonin për një sezon te PSV, me klubin holandez që ka pranuar të paguajë 1.2 milionë euro për këtë operacion.

Në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar me gjigantët turq, Mitroglou u aktivizua në vetëm 7 ndeshje të kampionatit, duke shënuar vetëm 1 gol, statistika këto aspak të mira për një sulmues në këtij niveli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat