Interi e pret, Alexis Sanchez "saboton" stërvitjen për faj të... pasaportës! Ja pse United po bllokon akordin

Futboll

Interi e pret, Alexis Sanchez "saboton" stërvitjen për faj të... pasaportës! Ja pse United po bllokon akordin

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 15:50
Alexis Sanchez

Interi e pret, por Alexis Sanchez ende nuk ka marrë "ok" për të fluturuar drejt Milanos, shkak Manchester United, që kërkon garanci për blerjen e kilenit, në formulën e huazimit që Interi po bën.

Sanchez, veç kësaj, do 12 mln euro në sezon, që bruto janë 24 mln euro! Interi më shumë se 4,5 mln euro nuk mbulon të paktën për një vit, sa është huazimi, ndërsa Manchester United e quan shumë që të paguajë rreth 8 mln euro për një vit rroge.

Megjithatë, palët vazhdojnë negociojnë dhe marrëveshja nuk duket në rrezik.

Sakaq, lojtari sot ka munguar në stërvijte. E ka "sabotuar" me të drejtë, duke njoftuar, pasi ndodhej në Ambasadën Amerike në Londër, duke qenë se duhet të marrë vizën për të luajtur në Amerikë, kur pas një muaji luan kombëtarja e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat