Bruqi: Do të japim më të mirën për Flamurtarin  - Bota Sot
Bruqi: Do të japim më të mirën për Flamurtarin 

Futboll

Bruqi: Do të japim më të mirën për Flamurtarin 

Nga: Kemajl Goca Më: 24 gusht 2019 Në ora: 10:17
Bruqi: Do të japim më të mirën për Flamurtarin 

Javën që e lamë pas ka startuar edicioni i ri i elitës së futbollit të Kosovës, që për shumëkënd do të jetë prej edicioneve më interesante, që besa edhe më me presionin e madh për secilin skuadër, kur kihet parasysh se katër skuadra drejtpërdrejtë bien nga liga, për shkak se nga 12 do të zvogëlohet Superliga në 10 skuadra!

Secila skuadër është më e vëmendshme se tjetra, duke pretenduar që të jetë sa më lartë në klasifikim, disa luftojnë për titull e disa që të ikin nga zona që shpien një rang më poshtë. Flamurtari i Prishtinës e nisi me këmbë të mbarë edicionin e ri, duke barazuar si vendas me rezultat 1:1 me skuadrën me renome Prishtina.  

Autori i golit të Flamurtarit, Agron Bruqi, që luan mesfushor defensivë, mendon se kanë një ekip të fortë dhe do të luftojnë për mesin e tabelës, por edhe për një vend në garat evropiane nëse iu jepet mundësia. “Flamurtarët” përgatiten maksimalisht edhe për ndeshjen që i pret të dielën (me 25 gusht, në orën 17.00) në Gjilan kundër Dritës, me synimet të qarta, që të kthehen të pamposhtur.  Bruqi flet për barazimin në hapje të kampionatit, për synimet dhe kushtet që ka.

“Bota sot”: Flamurtari e nisi edicionin shumë mirë, me barazim ndaj Prishtinës, a e sheh një ekip më të fortë se në edicionin e kaluar?
Agron Bruqi:
Ishte një rezultat real (1:1) dhe ishte një ndeshje derbi e shumë e fortë nga të dyja ekipet! Jam i lumtur për golin, por besoj që kemi një ekip shumë të fortë, pasi që kemi edhe përforcime cilësore dhe konkurrenca brenda ekipit është e madhe dhe me punën që bën trajneri Artim Shaqiri, me stafin e tij, besoj që do të jemi një ekip i fortë për kundërshtarët!

“Bota sot”: Sa jeni i kënaqur me kushtet e me atmosferën brenda klubit dhe çka e dallon nga ekipet tjera?
Agron Bruqi:
Gjithçka është në rregull me kushte e me punë dhe besoj që kemi një grup mjaft të shëndosh. Besoj që harmonia brenda ekipit është një element kryesor të ekipi i Flamurtarit.
 

“Bota sot”: Të dielën do të luani në Gjilan ndaj Dritës, një sfidë shumë e vështirë, a do të ishit të kënaqur edhe me një pikë?

Agron Bruqi: Besoj që do ta japim maksimumin në çdo ndeshje, do të hyjmë maksimalisht të koncentruar.  Normal që shkojmë për rezultat pozitiv dhe jemi të kënaqur edhe me një pikë, po të shohim si do të rrjedhë ndeshja dhe që vije mundësia pse jo edhe 3 pikë! Do ta japin 100 përqindshin. 

“Bota sot”: A mendoni se Flamurtari ka një orar të vështirë në javët e para?
Agron Bruqi:
Besoj që të gjitha ekipet në fillim sezoni takohen me njëra-tjetrën dhe do të qasemi nga ndeshja në ndeshje, nuk është e lehtë.

“Bota sot”: Cilat janë synimet e Flamurtarit?
Agron Bruqi:
Besoj që synojmë mesin e tabelës dhe të shohim që na lejohet pse mos të dalim në Evropë përmes Kupës së Kosovës!

“Bota sot”: A mendoni se elita do të jetë më cilësore?
Agron Bruqi:
Besoj që këtë vit do të jetë kampionati më interesant, pasi që bien 4 ekipe dhe cilësia është rritur duke marr klubet lojtar mjaft cilësor nga jashtë.

“Bota sot”: A premtoni sa më shumë gola dhe a e keni presionin se katër ekipe do të bien nga elita?
Agron Bruqi:
Besoj që do të japim maksimumin në çdo ndeshje që do të luajmë! Do të japim më të mirën për Flamurtarin. Me rëndësi edhe Flamurtari të jetë sa më lartë, nuk ka lidhje kush do të shënoj.

IPKO Superliga, java e 2-të
E shtunë

Ferizaj-Gjilani
Ballkani-Feronikeli

E diel
Drita-Flamurtari
Vushtrria-Trepça ’89
Prishtina-Dukagjini më 25 shtator
Ndeshjet fillojnë në orën 17.00

Liga e Parë – java e 1-të

E shtunë
Ramiz Sadiku-Dardana

E diel
2 Korriku-Vitia
Istog: Onix-Vëllaznimi
Drenasi-Arbëria
Ulpiana-Istogu
Besa-Vllaznia
Trepça-Liria (zhvillohet në “Riza Lushta”)
Ndeshjet fillojnë në orën 17.00

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...