Gafuri flet para derbit me Vardarin

Futboll

Gafuri flet para derbit me Vardarin

Më: 30 gusht 2019 Në ora: 15:52
Gafuri flet para derbit me Vardarin

Një derbi i madh do të luhet në stadiumin e qytetit në Tetovë, ditën e diel, ku Renova e pret Vardarin. Kapiteni skuadrës tetovare, Argjent Gafuri, thotw se pret një ndeshje të vështirë, por shpreson se do të nxjerrin rezultat të favorshëm.

“Sa i përket derbit me Vardarin them se do jetë një ndeshje shumë e vështirë dhe e rëndësishme, pasi Vardari ka disa lojtarë me përvojë të madhe dhe të rinj. Por sidoqoftë, ne do të japin maksimumin për të arritur rezultat pozitiv. Skuadra jonë po kalon një moment të mirë dhe shpresojmë të vazhdojnë me këtë ritëm”, tha Gafuri, kapiten i Renovës.

Derbi Renova-Vardar do të fillojë në ora 16:30 minuta, kurse drejtësinë do ndajë Marjan Eckoski nga Ohri.

Ndeshjet, java e 4-të

E shtunë, ora 16:30
Sileks-Makedonija GJP
Borec-Shkëndija
Rabotnicki-A.Pandev
Struga Trim Lum-Shkupi
Renova-Vardar (e diel)

Tabela:A.Pandev 7, Renova 7, Struga Trim Lum 6, Makedonija GJP 6, Vardar 4, Shkupi 4, Rabotnicki 3, Sileks 3, Shkëndija 1, Borec 1 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat