City me fitore bindëse, Chelsea dështon

Futboll

City me fitore bindëse, Chelsea dështon

Nga: K. G. Më: 31 gusht 2019 Në ora: 18:07
City me fitore bindëse, Chelsea dështon

Skuadra e Manchester City, kampion në fuqi, është në formë të lartë, duke e deklasuar me rezultat 4:0 Brightonin, në ndeshjen e javës së katërt të Premier League.

De Bruyne (2'), Aguero (42' e 55') dhe Silva (79') shënuan për Manchester Cityt. Duhet veçuar eurogolin e Agueros në minutën e 55-të nga rreth 17 metra, duke shënuar në pjesën e epërme të portës rivale.

Manchester City udhëheq renditjen me 10 pikë, kurse Brighton është i 16-ti me 4.

Chelsea dështon si vendas duke barazuar 2:2 me Sheffield Utd. Për Chelsean shënuan: Abraham (19’ e 43’) dhe për Sheffield: Robibson (46’) e Zouma (89’-autogol). Sheffield e Chelsea ndajnë vendin e shtatë dhe të tetë me nga 5 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat