Icardi kalon te PSG

Futboll

Icardi kalon te PSG

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 11:16
Icardi kalon te PSG

Mbyllet me një fund të lumtur për të gjitha palët telenovela e kësaj vere.

Mauro Icardi largohet zyrtarisht nga Interi pas 6 sezonesh me fanellën zikaltër në të cilët shënoi 124 gola në 219 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Sulmuesi argjentinas u transferua në formë huazimi me të drejtë blerjeje te Paris Saint Germain.

Në arkat e Interit shkuan 5 milionë euro për huazimin 1-vjeçar ndërsa nëse do të vendosë ta blejë verën e ardhshme Paris Saint Germain do të paguajë edhe plot 65 milionë euro për një total prej 70 milionë eurosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat