Schick i bashkohet Çekisë kundër Kosovës

Futboll

Schick i bashkohet Çekisë kundër Kosovës

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 19:49
Schick i bashkohet Çekisë kundër Kosovës

Republika e Çekisë po përgatitet maksimalisht për ndeshjen e fundjavës me 7 shtator (në orën 15.00) përkatësisht në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku do të ballafaqohen me kombëtaren e Kosovës.

Çekia e ka presionin, për faktin se e dinë se Kosova në tri ndeshjet e para nuk ka pësuar asnjë humbje, ka një fitore në udhëtim me 3:2 ndaj Bullgarisë dhe dy barazime, në Prishtinë 1:1 me Bullgarinë dhe 1:1 me Malin e Zi në Podgoricë, në kuadër të grupit A të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2020 në futboll.

Anglia kryeson grupin me 6 pikë, sa ka edhe Çekia, kurse Kosova është në vend të tretë me 5 sosh. Sulmuesi Patrik Schick që nga Roma u transferua në Leipzig i bashkohet kombëtares së Çekisë në përgatitje kundër Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat