Nuk ndjen presion kur luan për Chelsean

Futboll

Nuk ndjen presion kur luan për Chelsean

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 12:43
Nuk ndjen presion kur luan për Chelsean

Mesfushori Mason Mount ka thënë se nuk ndjen presion kur luan për Chelsean.

20-vjeçari ka luajtur rregullisht në formacionin e Lampardit dhe përformanca e tij e mirë ka bërë që të ftohet për të luajtur në kombëtaren e Anglisë.

Anglezi ka thënë se bën gjithnjë me të mirën, mirëpo nuk ndjen ndonjë presion.

“Nuk e ndjej këtë presion. Nuk shikoj ndonjë gjë tjetër përpos përformaces sime në lojë, gjithmonë bëj me të mirën. Familja me ka thënë se nuk duhet të shqetësohem për presionin, andaj këtë gjë po bëj. Duhet të punosh shumë për të fituar vend në formacionin e parë. Premier Liga është një hap i madh, andaj duhet të jesh gati”, deklaroi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat