Bale: Nuk e kam problem nofkën “Golfer”

Futboll

Bale: Nuk e kam problem nofkën “Golfer”

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 14:24
Gareth Bale

Sulmuesi i Real Madridit, Gareth Bale insiston që nuk ka problem me nofkën “Golfer”.

Kjo nofkë i është dhënë nga bashkëlojtari, Thibaut Courtios sezonin  e kaluar.

Uellsiani tha që nuk e problem, mirëpo futbolli mbetet pasioni i tij me i madh.

“Bisedova me Courtios dhe tha se është duke bërë shaka. Njerëzit e bë te madh, por jam i lumtur me këtë nofkë. Futbolli është pasioni im me i madh. Golf është një hobi, nuk ka asgjë të keqe”, deklaroi ai.

Bale gjithashtu foli për mediat që kanë shkruar për largimin e tij dhe tha se nuk i ka lexuar.

“Nuk i lexoj kritikët, pasi nuk e dinë çfarë po ndodh. Nuk lexoj asgjë, nuk e dëgjoj askënd. Shumë njerëz nuk e dinë situatën,  shkrimet e tyre nuk do të thonë asgjë”, tha ai.

Në fund sulmuesi tha se të gjitha bisedimet që ka bërë me klubin do të jenë private.

“Kisha një pushim të mirë veror. Pas përgatitjeve parasezonale e ula kokën. Kishte shumë bisedime me të gjithë duke thënë fjalë të mira dhe të këqija, si dëshironin. E  ula kokën dhe punova shumë në trajnim. Gjërat që ndodhin në klub do të mbesin private. Nëse dëshironi përgjigje, duhet të pyesni Real Madridin”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat