Maco Verratti ka lënë sot kampin e Italisë, para ndeshjes së radhës në kualifikimet e Euro 2020.
Italia ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të shtatorit, duke mposhtur kombëtaren e Armenisë me rezultatin 1:3.
Por, në këtë ndeshje, italianët morën një lajm të keq, pasi mesfushori i PSG, Verratti, u ndëshkua me kartonin e verdhë.
Kësisoj, lojtari nuk do të ketë të drejtë të paraqitet në ndeshjen që kombëtarja e tij e luan në udhëtim, kundër Finlandës.
Kjo arsye ka bërë që lojtari të lirohet më herët nga grumbullimi dhe të kthehet tek skuadra e tij.