Dybala iu vetëofrua Realit, por Zidane tha jo

Futboll

Dybala iu vetëofrua Realit, por Zidane tha jo

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 08:43
Paulo Dybala

Paulo Dybala iu vetëofrua Real Madridit këtë verë, sipas së mirënjohurës Don Balon. Sipas raportit të medies spanjolle e cila njihet për lajmet e bujshme, sulmuesi argjentinas ka negociuar me Los Blancos për t'i bindur t’i japin një shans, pas mbërritjes së Maurizio Sarri-t i cili nuk ishte i bindur për aftësitë e tij.

Megjithatë, trajneri Zinedine Zidane ishte ai që refuzoi transferimin pasi Dybala nuk ka treguar një formë të mirë me bardhezinjtë gjatë sezonit të kaluar.

Dybala është përfolur për një largim nga Torino këtë verë, përfshi edhe Premier League ku kërkohej nga Man United dhe Tottenha, por ka qenë vetë lojtari që ka refuzuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat