Dinamo Zagrebi përzgjedh tetë talentet nga Kosova

Futboll

Dinamo Zagrebi përzgjedh tetë talentet nga Kosova

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 17:03
Dinamo Zagrebi përzgjedh tetë talentet nga Kosova

Akademia e Dinamo Zagrebit ka bërë përzgjedhjen e tetë talenteve nga Kosova për të vazhduar provat zyrtare në Kroaci.

Trajnerë dhe vëzhgues të ndryshëm ishin para disa javësh në Kosovë në një kamp të organizuar për zbulimin e talenteve.

Pas disa ditë prova, tani ka ardhur edhe përgjigja e klubit të madh kroat, të cilët kanë bërë përzgjedhjen e tyre.

Dinamo Zagreb ka zgjedhur plot tetë lojtarë për t’i vazhduar provat zyrtare në Kroaci, ku nga dy vijnë nga secila kategori: U12, U14, U16 dhe U18.

Ejron Topalli, Kron Gashi, Olt Shala, Taulant Sheqiri, Redon Arifi, Arti Zeka, Jon Krajkova dhe Altin Ibriqi janë lojtarët e përzgjedhur.

"Të nderuar futbollistë,

Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se Akademia e Futbollit të GNK Dinamo Zagreb ka bërë përzgjedhjen e futbollistëve për prova zyrtare.

Shihni dokumentin e dërguar nga ta për të kuptuar emrat që ka përzgjedhur klubi kroat. Vlen të theksohet se me insistimin e organizatorëve, klubi kroat ka shprehur gatishmëri për të monitoruar dhe me mundësi për prova gjatë 2020 edhe futbollistët tjerë në të cilët trajnerët kanë vërejtur potencial të theksuar, ndër ta u12 (28, 29, 16, 22 dhe 7), u16 (28, 10, 30), u18 (23, 29, 18).

Sapo të koordinohen detajet tjera rreth udhëtimit, secili nga të përzgjedhurit do të kontaktohet.

Ju urojmë sukses edhe në eksperiencën tuaj të radhës në Kroaci, me shpresën se cilësitë tuaja do të vërehen dhe kultivohen tutje në akademinë përkatëse", thuhet nga Dinamo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat