Dje i ra portës, sot i bie qylit

Futboll

Dje i ra portës, sot i bie qylit

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 17:12
Dje i ra portës, sot i bie qylit

Në fushën e “Elbasan Arena”, Kombëtarja shqiptare arriti që të merrte një fitore drithëruese ndaj Islandës. 4-2 është rezultati i ndeshjes së djeshme, ku golat për Shqipërinë u realizuan nga Dermaku, Hysaj, Roshi dhe Cikalleshi.

Image

Ky i fundit duket ka publikuar sot një foto në “Insatstory”, ku shfaqet së bashku me aktorin e humorit, Bes Kallaku.

Besi e ka ripostuar këtë foto në profilin e tij në “Instagram”, ku duke qeshur shkruan, se Cikalleshi ka shkuar që të bëjë gol edhe te restoranti i tij, shkruan panoramasport.

“@sokolcikalleshi ka ardh me bo gol te restoranti, mos me pagujt, dje i ra portes sot i bje qylit. #champ”, ka shkruar Besi bashkëngjitur me foton, e cila ka marrë mijëra pëlqime.

Madje edhe komentet kanë qenë të shumta, ku disa ndjekës i shkruajnë që të “hajë bukë e djathë e domate”. Ndërkohë në sy bie edhe komenti i aktorit të njohur të humorit, Gaz Paja, i cili zbulon se do të darkojë me një tjetër futbollist të Kombëtares, Odise Roshin.

“Une e kam me @roshiodise darken. Këta bëjnë gola gjithandej mo vlla”, shkruan Paja, ku vendos edhe një emoji duke qeshur e një tjetër që nxjerr gjuhën jashtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat