De Jong merr mbështetjen e Rivaldos - Bota Sot
De Jong merr mbështetjen e Rivaldos

Futboll

De Jong merr mbështetjen e Rivaldos

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 19:15
Frenkie de Jong

Lojtari premtues i Barcelonës, Frenkie de Jong, ka pranuar mbështetje edhe nga legjenda braziliane, Rivaldo.

Rivaldo sheh një potencial të madh tek reprezentuesi i Holandës, dhe ka besim se ai do të jetë i nevojshëm dhe i suksesshëm në ‘Camp Nou’.

Me vetëm 22 vjeç, për holandezin u paguan plot 75 milionë euro, por Rivaldo beson se kjo shumë nuk do ta vë në presion lojtarin dhe ta qojë drejt dështimit.

“Frenkie mund të jetë i përdorshëm në shumë pozicione. I riu holandez po konfirmon ato që janë pritur, pasi ai është lojtar i mirë me të ardhme të ndritur, i cili po adaptohet mirë në një realitet të ri. Ai mund t’i kënaq tifozët shumë në të ardhmen” ka thënë Rivaldo.

“Ai po luan në mesfushë, pak përpara Sergio Busquets, por në Holandë, Koeman e përdor për organizimin e lojës, në pozitën 6” ka shtuar braziliani.

“Besoj se Valverde do ta gjej pozitën më të mirë për të tek Barca, por fakti se ai luan në pozita të ndryshme rreth mesfushës është i rëndësishëm për klubin” ka thënë ndër të tjerash ish lojtari i Barcelonës.

De Jong ka pasur paraqitje të mira, por kritikat ndaj Valverdes kanë ardhur për faktin se e ka aktivizuar lojtarin në pozitë shumë anësore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...