Toma kualifikon Sionin

Futboll

Toma kualifikon Sionin

Nga: K. G. Më: 15 shtator 2019 Në ora: 19:36
Toma kualifikon Sionin

Futbollisti shqiptar, Bastien Toma, është prej me të merituarve që Sioni është kualifikuar në të tetën e finales së Kupës së Zvicrës. Sioni triumfoi si mysafir me rezultat 2:1 në duel me Aarau-n.

Toma shënoi në minutën e 22-të për 0:1, kurse Neumayr barazon 1:1 (31’).

Në fund të takimit (92’) Doumbia siguroi fitoren dhe kualifikimin e Sionit. Valon Behrami luajti 86 minuta, Bastien Toma, Pajtim Kasami të plotë dhe Ermir Lenjani deri në minutën e 67-të. Wohlen si vendas pësoi humbje me 4:0 nga Luzernin.

Reprezentuesi i Kosovës, Idriz Voca, u paraqit i plotë dhe iu gëzua kualifikimit. Luzerni kualifikohet në të tetën e finales.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat