Tensione të mëdha mes Zidane e Perez – çka po ndodh te Real Madridi? - Bota Sot
Tensione të mëdha mes Zidane e Perez – çka po ndodh te Real Madridi?

Futboll

Tensione të mëdha mes Zidane e Perez – çka po ndodh te Real Madridi?

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 19:57
Zidane e Perez

Ish-presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon ka thënë se është rritur tensioni mes Florentino Perez dhe Zinedine Zidane.

Ka pasur shumë spekulime që ka shumë probleme mes tyre, pasi Reali dështoi për ta transferuar mesfushorin, Paul Pogba.

Për këtë problem ka folur edhe Calderon duke thënë se tensioni do të vazhdojë të jetë ende më i madh.

“E di që lidhjet mes tyre nuk janë të mira. Perez nuk i bleu ose shiti lojtarët e kërkuar. Tensioni është i madh, andaj janë këto rezultate”, deklaroi ai.

Reali këtë sezon është në vendin e tretë me 8 pikë të grumbulluaar në katër ndeshjet e para dhe këtë të mërkurë do të ketë punë me gjigantin francez PSG-në, në Ligën e Kampionëve.

Kujtojmë se për shkak se dështoi ta transferojë Pogban, më herët ishte përfolur për një largim të dytë të francezit nga Real Madridi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...