Pak minuta lojë për Shaqirin, Napoli mund Liverpoolin! Barcelona barazon

Futboll

Pak minuta lojë për Shaqirin, Napoli mund Liverpoolin! Barcelona barazon

Nga: Kemajl Goca Më: 17 shtator 2019 Në ora: 22:27
Pamje nga ndeshja

(E plotësuar) - Napoli e nisi me këmbë të mbarë, duke e mposhtur me rezultat 2:0 kampionin e Evropës, Liverpoolin, në ndeshjen e vlefshme të grupit E të Champions League në futboll.

Në minutën e 81-të, Dries Mertens nga penalltia godet, gjuajtjen e të cilit portieri Adrian e prek me dorë por jo edhe të ndal, 1:0.

Xherdan Shaqiri futet në lojë në minutën e 87-të, pak minuta lojë në këtë sfidë që dolën duarthatë.  Në minutën e 90+2, Fernando Llorente shokon Liverpoolin kur shënon nga afërsia dhe për fitoren 2:0.
Barcelona ka qenë më fat të madh që nxori një pikë në konak të Dormundit, duke luajtur baras 0:0.

Në fakt futbollisti Marco Reus shpërqendroi disa raste të mira për Dortmundin, sidomos në minutën e 57-të, nga penalltia nuk u tregua i suksseshëm, kur gjuajtjen e tij e ka pritur portieri Ter Stegen.

Në minutën e 59-të, Lionel Messi futet në lojë në vend të talentit të madh Fati, por nuk bëri asgjë për të marrë pikë të plota Barcelona.
Ajaxi tregoi lojë të madhe dhe triumfoi me rezultat 3:0 ndaj Lilles, falë golave të Promes (18"). Alvarez (50’) e Tagliafico (62').

Salzburg pa vështirësi e mposhti me 6:2 ekipin belg Genk. Golat i shënuan për Salzburgun Haland (2', 32' e 45'), Hee-Chan (36'), Szoboszlai (45+2'), Ulmer (66') dhe për Lillen realizuan: Lucumi (40') e Samata (52'). 

Benfica si vendas tronditet nga Leipzig, duke u mundur me 2:1. Në minutën e 69-të dhe 79-të Timo Werner shënoi të dy herët dhe për epërsinë 0:2. Në minutën e 84-të, Benfica ngushton humbjen në 1:2 me golin e boshnjakut Haris Seferoviq.

Chelsea u trondit në konak të vetin, duke pësuar humbje me 1:0  nga Valencia. Në minutën e 75-të, mos reagimi si duhet i mbrojtjes së Chelseat, Rodrigo në pozitë ballore dhe nga afërsia plason topin në këndin e djathtë, 0:1 për Valencinë.
Grupi E
Salzburg-Genk    6:2 (5:1)
Napoli-Liverpooli 2:0 (0:0)
Grupi F
Dortmundi-Barcelona 0:0 (0:0)
Interi-Sllavia    1:1 (0:0)
Grupi G
Lyoni-Zeniti    1:1 (0:1)
Benfica-Leipzig    1:2 (0:0)

Grupi H
Ajax-Lille    3:0 (1:0)
Chelsea-Valencia 0:1 (0:0)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat