Barcelona u shokua sonte nga Granada, për ta regjistruar kështu edhe humbjen e dytë në kampionat këtë edicion.
Katalunasit u mposhtën 2-0 nga skuadra që tashmë kryeson renditjen tabelare në La Liga.
Pas ndeshjes, trajneri i “verdhë e kuqve” u shpreh i zhgënjyer me humbjen:
“Definitivisht shqetësuese. Jashtë nuk po luajmë fare mirë. Nuk është hera e parë që ndodhë. Kështu ishte edhe me Dortmundin e Osasunën. Ne duhet të përmirësohemi. Ndjehem përgjegjës për atë që ndodhi. Nuk e merituam të fitonim. Jam i nervozuar”, përfundoi ai.
Kujtojmë se Barcelona, pas kësaj disfate gjendet në vendin e shtatë me vetëm shtatë pikë të arkëtuara në pesë ndeshje.