Dallku e nis me këmbë të mbarë, Prishtina fiton me një gol në fund të takimit - Bota Sot
Dallku e nis me këmbë të mbarë, Prishtina fiton me një gol në fund të takimit

Futboll

Dallku e nis me këmbë të mbarë, Prishtina fiton me një gol në fund të takimit

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 22:21
Pamje nga ndeshja

Prishtina ka marrë pikët e plota në stadiumin Fadil Vokrri, duke e mposhtur 2-1 Gjilanin.

Skuadra nga kryeqyteti fitoi në fund me golat e Ergyn Ahmeti dhe Alban Shillova, që realizoi golin e fitores për Prishtinën në fundin e ndeshjes, në minutën e 95-të.

Kurse për Gjilanin realizoi në minutën e 84’, Bedri Greca, pas një topi të kthyer.

Pas kësaj fitore, Prishtina e Armend Dallkut, që e nisi me këmbë të mbarë në postin e trajnerit, ka shkuar në kuotën e shtatë pikëve, kurse Gjilani mbetet në pozitën e dytë me 12 pikë.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...