Liverpoolit të Xherdan Shaqirit mund t'i ndodhë më e rënda

Futboll

Liverpoolit të Xherdan Shaqirit mund t'i ndodhë më e rënda

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 11:08
Klopp

Liverpoolit të Xherdan Shaqirit mund t'i ndodhë më e rënda.

Liverpoolit rrezikon të përjashtohet nga Kupa Carabao, për shkak të aktivizimit të një lojtari i cili kishte probleme me dokumentacionin dhe nuk kishte përmbushur disa kritere për të luajtur për “The Reds”.

Sipas asaj që shkruan “The Athletic”, Federata Angleze e Futbollit ka hapur një hetim në drejtim të Liverpulit, për shkak se kanë aktivizuar një lojtar me probleme me dokumentacionin, në ndeshjen kundër Mek Dons, në Kupën Carabao.

Skuadra e Klop e fitoi ndeshjen me rezultatin 2-0, por tekniku gjerman kishte aktivizuar një lojtar, i cili tashmë mund t’i sjellë probleme.

Emri i lojtarit nuk bëhet i ditur, por mediat angleze raportojnë se Liverpuli rrezikon një gjobë ose përjashtimin nga Kupa për këtë vit.

Në raundin e ardhshëm në këtë Kupë, Liverpooli do të përballet me Arsenali por në rast se skuadra e Klop dënohet, atëherë në vendin e tyre do të luajë Mek Dons.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat