Davor Shukeri tregon pse zgjodhi Prishtinën dhe jo Manchesterin

Futboll

Davor Shukeri tregon pse zgjodhi Prishtinën dhe jo Manchesterin

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 12:23
Davor Shukeri tregon pse zgjodhi Prishtinën dhe jo Manchesterin

Presidenti i Federatës kroate të futbollit, Davor Shuker, legjenda e futbollit të Kroacisë, tregon pse zgjodhi Prishtinën dhe jo Manchesterin.

“Kisha dy opsione; për të marrë rrugë drejt Manchesterit, ku Dinamo luante ndeshjen me Cityn në Ligën e Kampionëve dhe për të marrë rrugë për Prishtinë për të nderuar mikun tim, Fadil Vokrri.

Unë e zgjodha opsionin e dytë, sepse nuk mund të mungoja në një manifestim të tillë kushtuar mikut tim. Falënderoj federatën dhe organizatorët e këtij manifestimi dhe të gjithë për respektin e treguar. Një përshëndetje të veçantë kam për presidentin Agim Ademi, i cili rastisi të jetë në Minsk.

E di që ai po bën punë të mirë dhe përkraheni atë sepse është shumë e rëndësishme që të keni suksese. Bëni ç’është e mundur që të keni lojtarë sa më të mirë dhe të arrini suksese sa më të mëdha sepse këtë e meriton Fadil Vokrri, i cili sigurisht se na vëzhgon nga lart”, ka thënë Shuker.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat